Përshtypja e parë që të krijohet teksa e sheh është modestia, komunikimi dhe energjia pozitive që të përcjell. Kjo është Eli Fara këngëtarja, e cila, prej vitesh, i dhuron publikut shqiptar një muzikë të veçantë. Karrierën e saj e ka nisur që në rini dhe ende ofron këngë të reja, që kthehen në hit. Së fundmi ka realizuar këngën me titull “Me mua mos”, e cila ka shumë sukses.
“E gjej veten tek vargu që thotë: “me mua mos”dhe them këtë, sepse jam karakter i fortë dhe që s’dua të më bëjnë lajka”, thotë ajo. Eli Fara megjithëse një këngëtare e suksesshme, ajo është një nënë e përkushtuar, një shoqe e dashur. I pëlqen shumë të lexojë dhe të gatuajë. Për gazetën “Shekulli” ajo rrëfen se nuk i kushton shumë kohë lukut të saj, megjithëse ngelet ende një bukuroshe. “Nuk jam maniake pas lukut tim, kujdesem normal si çdo grua”, shprehet këngëtarja. Ajo tregon edhe për planet e saj për të ardhmen.
Eli sapo ke publikuar këngën tënde të re. Si erdhi ideja e saj?
Unë nuk jam frymëzuar nga ndonjë gjë sepse kur frymëzohesh nga diçka mendoj se duhet ta bësh vetë atë punë. Ndërsa kënga që unë kam bërë është një prodhim kolektiv. Kam një kompozitor dhe poet të teksteve të këngëve të mia. Thjesht kisha dëshirë që të nxirrja një këngë të re, për publikun, për veten time, për koncertet. Është një këngë që po bëhet hit tashmë dhe u prit mirë nga publiku. Si fillim përcaktova zhanrin e këngës që doja të këndoja, e solla me një stil modern dhe punova shumë për të arritur qëllimin.
Titulli i këngës “Me mua mos” ka lidhje me jetën tënde private?
Njerëzit ndoshta mendojnë se kjo ka lidhje me mua. Nuk është e vërtetë. Si çdo njeri tjetër e gjej veten në këtë këngë por jo në të gjithë fabulën. E gjej veten tek vargu që thotë: “me mua mos”. E them këtë sepse jam karakter i fortë dhe që s’dua të më bëjnë lajka. Çdo femër e bën këtë gjë në një lidhje, për të treguar se kush është.
Nuk e gjej veten tek vargjet e tjera si për shembull tek vargu: “ti ikën dhe vjen”. Në bazë të fabulës, që tregon karakterin e një femre vendosëm titullin “Me mua Mos”. Unë e gjej veten disi në këtë këngë. Meqenëse jam interpretuese e këngës, edhe në klip mundohem që fabulën ta interpretoj sa më mirë dhe ta sjell sikur po më ndodh mua kjo histori.
Me këtë këngë çfarë mesazhi do të përcjellësh tek publiku?
Mesazhi që jam përpjekur të përcjell është që të gjithë të dashurojnë dhe ta shijojnë jetën, t’i bëjnë gjërat e qarta njëri-tjetrit në një lidhje, por duhet edhe të tolerojnë. Pa tolerance nuk ka zgjidhje. Duhet të tolerojmë se ndryshe është e pamundur.
Çfarë është arti për ty?
Arti është një pjesë e jetës sime që i jam përkushtuar dhe do vazhdoj. Për mua është një bekim dhe dhuratë nga zoti që kam një zë dhe jam një artiste. Më lejon të shprehem dhe më jep kënaqësi kënga. Por duhet patjetër ta vlerësosh këtë dhuratë dhe t’i përkushtohesh me punë për të pasur sukses. Unë e kam vlerësuar gjithmonë.
Në media ke deklaruar se shqiptarët që jetojnë brenda vendit janë paksa të çuditshëm dhe ata që jetojnë jashtë janë më të dashur. Pse ky përfundim nga ana jote?
Shqiptarët që jetojnë jashtë janë më patriotë dhe kanë shumë mall për Shqipërinë. Kur këndon këngët shqiptare para tyre ata janë shumë të lumtur dhe mezi presin. Si këngëtare bëhem më tradicionale kur këndoj para atyre. Ndërsa për publikun shqiptar brenda vendit, këta janë më modernë, dëgjojnë rryma të ndryshme dhe janë të prirur shumë pas muzikës së huaj. Shijet e tyre muzikore janë më të ngarkuar. Duhet të kenë më shumë identitet në shije, prandaj i cilësoj pak të çuditshëm. Gjithsesi të gjithë janë një publik i mrekullueshëm për mua dhe i dua shumë.
Cilat janë projektet e tua për të ardhmen?
Tani kam menduar dhe po punoj për një këngë tjetër që do dalë në treg shumë shpejt. Besoj se do jetë gati bashkë me klipin e saj në muajin qershor. Si këngë ka përfunduar dhe të afërmit dhe familja ime mezi po presim që kjo këngë të dalë në treg. Është një këngë folklorike e pastër me motive dashurie dhe që ka elementë folklorikë të zonës së Korçës.
Po mendoj që klipin ta xhiroj në qytetin e Korçës. Është një këngë si karamele (qesh) dhe besoj se do pëlqehet shumë. Kam shumë koncerte që do marr pjesë dhe jam duke biseduar me organizuesit. Jam e ftuar në aktivitete në Greqi, Itali dhe javën e ardhshme do të udhëtoj drejt Londrës.
Si është t’i rezistosh tregut shqiptar në të gjithë këto vite?
Të them të drejtën mua gjithmonë më duket sikur kam që sot që kam filluar të këndoj dhe të jem një artiste. Kam shumë energji dhe do të jap përsëri produktet e mia në tregun muzikor shqiptar. Gjithë këto vite më kanë kaluar shumë shpejt dhe jam përpjekur gjithmonë të bëj gjëra të bukura dhe të thjeshta. Jam ndjerë komode dhe i kam qëndruar tregut sepse jam shumë e matur në gjërat që bëj. Nuk më pëlqen që të eksperimentoj shumë dhe të nxitohem. Ose e bëj një gjë, ose nuk e bëj fare. Jam përpjekur që të punoj me profesionalizëm dhe nuk më pëlqen të bëj shumë zhurmë.