
(21 Mars – 20 Prill)
Do i jepni me shume se kurrë rëndësi partnerit tuaj gjate kësaj dite dhe do i zgjidhni lehtësisht edhe disa probleme te vogla te hershme. Beqaret do jene serioze, por do tërheqin pas vetes persona te shumte. Disa gjera kane për te ndryshuar rrënjësisht. Ne planin financiar suksesi do jete i garantuar. Do mund te kryeni edhe ndonjë shpenzim me tepër.

(21 Prill – 20 Maj)
Do keni ndryshime rrënjësore sot ju qe jeni ne një lidhje. Pas gjithë kësaj kohe te mbushur me debate te mëdha do i kuptoni gabimet dhe gjerat do ecin me mire. Beqaret do kenë një jete sociale shume aktive dhe mund te realizojnë edhe disa takime premtuese. Ne planin financiar nuk do keni probleme serioze, por gjithsesi mundohuni te shpenzoni me kursim.

(21 Maj – 21 Qershor)
Klima ne jetën tuaj ne çift do jete goxha e mire gjate kësaj dite. Do keni një komunikim perfekt dhe e ardhmja do jete me siguri me e mire. Beqaret do ndihen gjithë kohës si te përhumbur dhe nuk do pranojnë as ndonjë propozim qe do ju behet. Financat do dini si t’i menaxhoni ne mënyrë qe gjithçka te ece me se miri. Do mund te shlyeni edhe disa borxhe te marra me herët.

(22 Qershor – 22 Korrik)
Dite e paqëndrueshme kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Asgjë nuk do ece si e keni menduar kështu qe duhet te merrni sa me pare masa. Beqaret do tërhiqen nga disa persona pa asnjë vlere. Sot nuk do e kuptojnë gabimin, por shume shpejt do i vuajnë pasojat. Ne planin financiar do jeni me te organizuar dhe nuk do keni vështirësi për te kryer shpenzimet kryesore.

(23 Korrik – 22 Gusht)
Harmonia do mbizotërojë ne çdo moment sot për ju qe jeni ne një lidhje. Do ndiheni me te dashuruar se kurrë me partnerin dhe kënaqësitë do jene te papërshkrueshme. Beqaret do jene te paqarte për atë qe duan te bëjnë dhe nuk do hedhin asnjë lloj hapi. Nuk do pranojnë asnjë ftese. Ne planin financiar mund te keni disa vështirësi për shkak se kohet e fundit keni kryer shpenzime pa fund.

(23 Gusht – 22 Shtator)
Do jeni te qete sot dhe do dashuroheni ashtu si do e ndjeni. Partneri do mundohet t’iu përgatisë edhe ndonjë surprize gjigande qe do ju lere pa fjale. Beqaret do realizojnë takime mbresëlënëse dhe do ndihen me se miri. Periudha e vetmisë do përfundoje për ta. Për sa iu përket financave gjenda do vije dalëngadalë duke u përmirësuar fale masave strikte qe do merrni.

(23 Shtator – 23 Tetor)
Do merrni disa vendime sot ju te dashuruarit te cilat prej kohesh jeni munduar t’i shtyni. Shume gjera do fillojnë te ndryshojnë njëherë e përgjithmonë. Beqaret do realizojnë takime pa fund, por asnjeri nga personat nuk do i emocionoje aq shume sa për te hedhur hapa. Për financat mos u shqetësoni aspak sepse gjendja do përmirësohet sa hap e mbyll sytë.

(24 Tetor – 22 Nëntor)
Dite e zakonshme dhe pa asgjë te veçante kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do ndiheni vërtet mire pranë personit qe dashuroni me gjithë zemër. Beqaret nuk do kenë asnjë ndryshim ne jetën e tyre sentimentale, prandaj do ju duhet ende te presin edhe pak. Ne planin financiar do keni mbështetjen e disa familjareve dhe mund te kryeni edhe ndonjë shpenzim me tepër.

Shigjetari
(23 Nëntor – 21 Dhjetor)
Pas një periudhe disi delikate për jetën tuaj ne çift, sot gjerat do fillojnë te ecin si duhet. Do i kuptoni gabimet dhe nuk do druheni aspak te kërkoni falje. Beqaret do kenë dashuri me shikim te pare dhe gjithçka do jete me ndryshe nga me pare. Financat do lënë disi për te dëshiruar. Mundohuni te kufizoni sa me shume qe te mundeni shpenzimet tuaja sepse mund te keni probleme me serioze me vone.
(23 Nëntor – 21 Dhjetor)
Pas një periudhe disi delikate për jetën tuaj ne çift, sot gjerat do fillojnë te ecin si duhet. Do i kuptoni gabimet dhe nuk do druheni aspak te kërkoni falje. Beqaret do kenë dashuri me shikim te pare dhe gjithçka do jete me ndryshe nga me pare. Financat do lënë disi për te dëshiruar. Mundohuni te kufizoni sa me shume qe te mundeni shpenzimet tuaja sepse mund te keni probleme me serioze me vone.

(22 Dhjetor – 20 Janar)
Tregohuni te sinqerte me partnerin tuaj gjate kësaj dite dhe shprehjani atij te gjitha ato qe ndjeni. Vetëm ne këtë mënyrë marrëdhënia ne çift do përmirësohet. Beqaret do bëjnë mire te mos nxitohen për asnjë gjë sepse përndryshe mund te gabojnë rende. Ne planin financiar, sikur te merrni masat me elementare, gjerat do ju ecin për mrekulli. Do hiqni edhe disa para mënjanë.

(21 Janar – 19 Shkurt)
Shtojini dozat e fantazisë ne çift gjate kësaj dite ne mënyrë qe ta ndryshoni rutinën qe po mbizotëron. Do ndiheni sikur keni rilindur. Beqaret do shmangin çdo lloj ftese qe do ju behet dhe ne këtë mënyrë nuk do e ndryshojnë statusin qe kane. Financat do jene me te mira, kështu qe e para gjë qe duhet te bëni është shlyerja e disa huave te marra prej shume kohesh.

(20 Shkurt – 20 Mars)
Dite e mbushur me bashkëpunim kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do e kuptoni qe problemet e mëparshme kane ardhur nga persona te trete dhe do merrni masa qe askush me te mos ndërhyjë tej lidhja juaj. Beqaret do fillojnë një histori dashurie me personin qe ka kohe qe i josh. Financat duhet t’i keni me tepër nen kujdes qe te mos përbejnë probleme.