Jul 20, 2015

Një gotë me pije alkoolike në ditë ul rrezikun e atakut kardiak


Efekti i alkoolit në organizmin tonë duket se është bërë objekt kërkimi tek mjekët në të gjithë botën. Konsumi i moderuar nga disa mjekë është konsideruar si shumë i rrezikshëm, por ekspertë të tjerë nuk janë dakord me këtë mendim. Një grup shkencëtarësh të koordinuar nga Scott Solomon, profesor i mjekësisë në Harvard, ka publikuar një studim në revistën evropiane ‘Society of Cardiology’, ku thonë se një gotë pije alkoolike në ditë, ndihmon për të parandaluar rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare. Për të nxjerrë përfundimet e kërkimit, ata janë marrë më këtë për më shumë se 25 vjet, të cilët monitoruan sjelljen e 15 000 burrave dhe grave. Rezultatet ishin befasuese; ata që pinin maksimumi 7 pije alkoolike në javë, rrezikonin më pak nga ata që e përqendronin pijen vetëm në fundjavë. Të dhënat e studimit janë bazuar qartësisht: rreziku nga ataku kardiak ishte 20% tek meshkujt dhe 16% tek femrat. Sipas studiuesve, kjo diferencë përqindjesh, ndonëse e ulët, duhet kërkuar në faktin se, për shkak të proporcioneve të ndryshme të yndyrës në trup, burrat dhe gratë nuk e asimilojnë alkoolin në gjak në të njëjtën mënyrë.