Ekspertët kanë zbuluar një virus të ri që ka prekur
pajisjet Android, dhe sipas tyre, këto pajisje mund të hakohen nga piratët
kibernetikë vetëm nëpërmjet një mesazhi MMS. Nga ky virus janë prekur pothuajse
të gjitha pajisjet që operojnë me sistemet operative nga Android 2.2 FroYo e në
vazhdim.

Joshua Drake, zëvendës
president i kompanisë së sigurimit të telefonave “Zimperium”, zbuloi disa
mangësi tek një element bërthamë i sistemit operativ, i quajtur ‘Stagefright’,
i cili përdoret për të luajtur, krijuar dhe edituar skedarë të ndryshëm. Ai e përshkruan
këtë mangësi në pajisjet Android si “virusi më i keq i zbuluar deri tani në
pajisjet Android”, madje sipas tij, është edhe më i keq se virusi “Heartbleed”,
i cili është vlerësuar deri tani i virusi më i keq i të gjitha kohërave.
Në momentin kur merrni një
mesazh MMS, shikoni një video në shfletuesin ueb ose vizitoni një faqe çfarëdo
në ueb që ka të bashkangjitur edhe përmbajtje muzikore apo video, atëherë
aktivizohet një kod në distancë dhe iu jep mundësi piratëve kibernetikë që të
kenë kontroll të plotë mbi pajisjen Android, përfshirë të dhënat, kamerën etj.
Më e keqja është se nuk kërkohet ndonjë autorizim nga përdoruesi për të kryer
sulmin.
Drake thekson se ju mund të
merrni një MMS në telefon ndërkohë që jeni në gjumë, aktivizohet automatikisht kodi
në pajisje dhe e fshin vetë mesazhin MMS, kështu ju nuk do të jeni në dijeni të
faktit që dikush po iu vjedh të dhënat personale. Drake mendon se rreth 95% e
pajisjeve Android që janë në përdorim sot- rreth 950 milionë në total- janë të
rrezikuar. /krokodili.al/